Njohja e Palestinës si shtet nga Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja, reagon Hamasi: Moment historik, fitore morale dhe politike

Pas njohjes së Palestinës si shtet nga Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja, kanë ardhur reagime edhe nga Hamas-i, të cilët e kanë konsideruar si një moment historik.

Mahmoud Mardawi, një zyrtar i lartë i Hamas, e ka konsideruar këtë hap një “fitore për të drejtat palestineze dhe drejtësinë e kauzës” së palestinezëve, duke thënë se kjo është një dëshmi e forcës dhe legjitimitetit të kërkesave për një shtet të pavarur.

“Kjo është një fitore morale dhe politike për palestinezët, dhe një hap më afër realizimit të aspiratave tona për një shtet të pavarur dhe të drejtat tona të njohura ndërkombëtarisht,” u shpreh Mardawi.

Kujtojmë se para reagimit të Hamasit ka patur reagime edhe nga zyrtarët izraelitë të cilët e kanë konsideruar këtë lëvizje të bërë nga Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja, si një “shpërblim për vrasësit e Hamasit”.


Shtuar 21.09.2025 19:54