“Një orë larg Kina prodhon armët bërthamore”, Donald Trump jep lajmin: Po përpiqem të rimarr bazën ajrore të Bagramit në Afganistan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmes ka bërë me dije se qeveria e tij është duke u përpjekur që të rimarrë Bazën Ajrore të Bagramit në Afganistan.

“Ky mund të jetë një lajm i vogël i fundit”, tha presidenti, duke shtuar më tej se një nga arsyet për të cilat e duan sërish këtë bazë është afërsia që ka me laboratorin e kinezëve ku dhe prodhojnë armët.

“Një nga arsyet pse e duam bazën është sepse është një orë larg vendit ku Kina prodhon armët e saj bërthamore”, shtoi Trump.

Baza e Bagramit u ndërtua nga Bashkimi Sovjetik në vitet 1950, duke u bërë baza e saj kryesore në vitet 1980 ndërsa mbronte pushtimin e Afganistanit.

SHBA-të e trashëguan bazën kur përmbysën talebanët në vitin 2001. Bagrami ishte në rrënoja pasi u braktis, por amerikanët e rindërtuan bazën dhe përfundimisht ajo u rrit në rreth 30 milje katrore (77 km katrore).

Në të janë dy pista, më e reja prej të cilave është pak më shumë se dy milje e gjatë, ku mund të ulen avionë të mëdhenj mallrash dhe bombardues. Për SHBA-në dhe NATO-n, baza ajrore e Bagramit në Afganistan ka qenë epiqendra e luftës kundër talebanëve dhe al-Kaedws për më shumë se 20 vite.

Forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA-të hynë në vend gjatë dhjetorit 2001 dhe ajo u zhvillua në një bazë të madhe të aftë të mbante deri në 10,000 trupa.

George W Bush, Barack Obama dhe Donald Trump e vizituan të gjithë bazën gjatë mandatit të tyre si presidentë.

Eksperti i Afganistatnin, Nishnak Motëani, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters” se largimi i të huajve nga kjo bazë, “simbolizon që Afganistani është i vetëm, i braktisur dhe i lënë të mbrohet kundër sulmit të talebanëve”.

“Pasi të jenë kthyer në shtëpi, amerikanët dhe forcat aleate tani do të shohin nga larg atë që luftuan kaq shumë për ta ndërtuar gjatë 20 viteve të digjet, duke ditur se burrat dhe gratë afgane me të cilët luftuan rrezikojnë të humbasin gjithçka”, shtonte ai.


Shtuar 18.09.2025 18:03