Nga Macron te Zelensky e Von der Leyen, liderët botëror urojnë Papa Leonin e XIV

Kardinali amerika, Robert Francis Prevost, u emërua këtë të enjte Papa Leon i XIV, duke e bërë atë papën e 267-të të Kishës Katolike Romane.

Urime për zgjedhjen e tij kanë ardhur nga liderët e mbarë botës, të cilët kanë mirëpritur zgjedhjen e tij në krye të Vatikanit.

Ndër të parët ishte presidenti i SHBA, i cili u shpreh se është nder i madh për ta, që Robert Francis Prevost është i pari amerikan që zgjidhet Papë.

“Urime kardinalit Robert Francis Prevost, i cili sapo u emërua Papë. Është një nder i madh të kuptosh se ai është Papa i parë amerikan. Çfarë emocioni, dhe çfarë nderi i madh për vendin tonë. Mezi pres të takoj Papa Leon XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës!”, shkruan Trump në Truth Social.

Presidenti i Kolumbisë përshëndeti zgjedhjen e një Pape amerikan me lidhje të thella me Amerikën Latine, duke shprehur shpresën se Papa i ri do të mbështesë emigrantët latino-amerikanë në vendlindjen e tij, Shtetet e Bashkuara.

“Shpresoj që ai të bëhet një udhëheqës i madh për popujt rmigrantë në të gjithë botën dhe shpresoj që ai t’i inkurajojë vëllezërit dhe motrat tona emigrante latino-amerikane, të poshtëruara sot në Shtetet e Bashkuara. Është koha që ata të organizohen”, tha Presidenti Gustavo Petro në mediat sociale.

Presidenti polak Andrzej Duda, uroi Papën e sapozgjedhur duke përshëndetur “një lidhje të veçantë uniteti shpirtëror” midis Polonisë kryesisht katolike dhe Kishës.

“Ju lutem pranoni sigurimin për gatishmërinë e Republikës së Polonisë për të forcuar më tej këto lidhje unike, në emër të vlerave të përbashkëta, përgjegjësisë për të mirën e përbashkët dhe forcimit të paqes në botë”, tha Duda, një katolik konservator.

Urime erdhën dhe nga Ukraina, ku Presidenti Zelensky përgëzoi Papa Leonin, ndwrsa shkruan se shpreson që Vatikani të vazhdojë mbështetjen morale për Ukrainën

“Në këtë moment vendimtar për vendin tonë, shpresojmë për mbështetjen e vazhdueshme morale dhe shpirtërore të Vatikanit në përpjekjet e Ukrainës për të rivendosur drejtësinë dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme”, tha Zelensky në një postim në X.

Edhe shefja e BE-së, Von der Leyen, uroi Papën, ndërsa shkruan se “Papa Leon frymëzon botën përmes angazhimit për paqen”.

“Ne e urojmë sinqerisht Shenjtërinë e Tij Leon XIV për zgjedhjen e tij si Papë dhe kryetar i Kishës Katolike. Ne dëshirojmë që pontifikati i tij të udhëhiqet nga mençuria dhe forca, pasi ai udhëheq komunitetin katolik dhe frymëzon botën përmes angazhimit të tij për paqen dhe dialogun’, shkruan ajo.

Urime erdhën dhe nga Izraeli, ku presidenti Herzog u shpreh se po pret me padurim lidhje më të forta me Vatikanin nën udhëheqjen e Papa Leonit.

“Ne mezi presim të forcojmë marrëdhënien midis Izraelit dhe Selisë së Shenjtë, si dhe të forcojmë miqësinë midis hebrenjve dhe të krishterëve në Tokën e Shenjtë dhe në mbarë botën. Papati juaj le të jetë një vend ndërtimi urash dhe mirëkuptimi midis të gjitha besimeve dhe popujve”, shkroi Herzog në X.

Presidenti francez Macron e ka cilësuar zgjedhjen e Papa Leonit si një moment historik për Kishën Katolike dhe miliona besimtarë të saj.

“Një moment historik për Kishën Katolike dhe miliona besimtarët e saj. Papës Leon XIV dhe të gjithë katolikëve në Francë dhe në mbarë botën, unë i dërgoj një mesazh vëllazërimi. Në këtë 8 maj, ky pontifikat i ri qoftë i paqes dhe shpresës”, shkruan Macron.

Urimeve iu bashkua edhe Vladimir Putin, i cili i uroi Papa Leoni suksese ndërsa shkruan se shpreson për lidhje ‘konstruktive’ midis Rusisë dhe Vatikanit.

“Jam i bindur se dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv i vendosur midis Rusisë dhe Vatikanit do të vazhdojë të zhvillohet mbi bazën e vlerave të krishtera që na bashkojnë”, tha Putin në një mesazh të publikuar nga Kremlini.

Edhe Sekretari amerikan i Shteti, Marco Rubio, ashtu si Trump, tha se SHBA-të’presin me padurim të punojnë me Papën e parë amerikan.

“Shtetet e Bashkuara mezi presin të thellojnë marrëdhënien tonë të qëndrueshme me Selinë e Shenjtë me papën e parë amerikan“, tha Rubio në një deklaratë.

Familja mbretërore e Spanjës uroj Papën duke u shprehu se thirrja e tij për paqe i frymëzon.

“Thirrja e tij për paqe na frymëzon, na inkurajon dhe pasqyron dëshirën dhe ndjenjën e thellë të popullit spanjoll”, tha pallati mbretëror në X.

Edhe kryeministri Starmer i Mbretërisë së Bashkuar, përshëndeti zgjedhjen e Papës, duke e cilësuar një moment gëzimi thellësisht i thellë për katolikët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën

“Zgjedhja e Papës Leo XIV është një moment gëzimi thellësisht i thellë për katolikët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën. Mezi pres të takoj Atin e Shenjtë së shpejti”, tha Starmer.


Shtuar 8.05.2025 20:50