Rreth 1,500 aktorë, regjisorë dhe profesionistë ndërkombëtarë të filmit, përfshirë Olivia Colman, Javier Bardem dhe Mark Ruffalo, kanë paralajmëruar ndërprerje bashkëpunimi me institucionet izraelite të filmit “të përfshira në gjenocid” në Rripin e Gazës.
Kjo thuhet në një letër të botuar në gazetën britanike The Guardian.
“Në këtë moment krize, kur shumë nga qeveritë tona po e mundësojnë masakrën në Gaza, ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’iu përgjigjur kësaj bashkëfajësie”, thuhet në apel, të nënshkruar edhe nga aktoret Ayo Edebiri, Cynthia Nixon dhe Tilda Swinton; aktorët Gael García Bernal, Josh O’Connor dhe Riz Ahmed dhe regjisorët Yorgos Lanthimos, Adam McKay dhe Aki Kaurismaki.
Iniciativa, e promovuar nga grupi Film Workers for Palestine (Punëtorët e Filmit për Palestinën), kujton një veprim tjetër të së kaluarës, atë të Filmmakers United Against Apartheid. Në atë rast, Jonathan Demme dhe Martin Scorsese, së bashku me regjisorë të tjerë të shquar, refuzuan të shfaqnin filmat e tyre në Afrikën e Jugut të apartheidit.