Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të zhvillojë këtë të mërkurë një takim me presidentin Donald Trump. Fokusi i bisedimeve do të jetë programi bërthamor me Iranin, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit.
Takimi vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara dhe Irani duken të gatshëm të vazhdojnë me një raund të dytë bisedimesh, për programin bërthamor të Teheranit. Sipas zyrës së Netanyahut, kryeministri izraelit beson se çdo negociatë duhet të përfshijë kufizime të qarta në programin balistik iranian, si dhe fundin e mbështetjes për të ashtuquajturin bosht iranian.
Mediat shkruajnë se Shtetet e Bashkuara dhe Irani mbajtën ditën e parë të bisedimeve indirekte në Oman të premte. Kjo duke u fokusuar në programin bërthamor të Iranit. Pas përfundimit të kontakteve, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se vendi i tij nuk ka ndërmend të heqë dorë nga e drejta për të pasuruar uraniumin.
Netanyahu fillimisht ishte planifikuar të vizitonte Uashingtonin më 18-22 shkurt, por takimi u shty dhe u zhvendos një javë më parë me kërkesë të kryeministrit izraelit, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për Axios.
