Netanyahu shtyn vendimin për veprim ushtarak në Gaza, Hamasi largohet nga negociatat

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka shtyrë marrjen e një vendimi mbi veprimet e IDF-së në Gaza, pasi Hamasi braktisi negociatat për pengje dhe armëpushim, tha për CNN një burim i afërt me çështjen të premten.

Sipas burimit, vendimi pritet të merret në fund të kësaj jkave, siç ishte planifikuar.

“Në të njëjtën kohë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara do të punojnë për të rritur ndihmën humanitare, ndërkohë që vazhdojnë operacionet ushtarake në Gaza”, shtoi zyrtari.

CNN raportoi gjithashtu se qeveria izrealite po shqyrton disa skenare për luftën, duke filluar nga rrethimi i Qytetit të Gazës ose zonave të tjera me popullsi të lartë.

Zyrtarët amerikanë dhe izrealite po pwrpiqen tw arrinin një mirëkuptim të ri mbi luftën në Gaza, pasi Hamasit u tërhoq ngha negociatat e armëpushimit.

Netanyahu do të vlerësojë operacionet e IDF-së në Gaza

“Hamasi ka ndërprerë kontaktin”, tha një burim izraelit për gazetën Washington Post . “Nuk ka negociata të vërteta me ta.”

Hamasi gjithashtu ka ndërprerë pjesërisht lidhjet me Katarin dhe Egjiptin, tha për Washington Post një zyrtar tjetër i njohur me bisedimet . “Për momentin, ata janë kryesisht të angazhuar në bisedime me Turqinë”, tha burimi.

Raporti erdhi në të njëjtën kohë kur i dërguari special i SHBA-së në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, viziton Izraelin për të vlerësuar situatën humanitare në Rripin e Gazës dhe për të koordinuar qëndrimet mbi luftën me Netanyahun.


Shtuar 2.08.2025 16:13