Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur të shkarkojë këshilltarin e tij për Sigurinë Kombëtare, Jahi Hanegbi, duke emëruar në vend të tij Gil Reich, i cili aktualisht mban postin e zëvendëskryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Në një deklaratë zyrtare, Zyra e Kryeministrit njoftoi ndryshimin në krye të këtij institucioni të rëndësishëm, duke falënderuar Hanegbin për kontributin e tij trevjeçar në këtë detyrë.
“Kryeministri Netanyahu falënderon Jahi Hanegbi për shërbimet e tij gjatë tre viteve të fundit dhe i uron suksese në përpjekjet e tij të ardhshme dhe shëndet të mirë,” thuhet në deklaratë.
Hanegbi konfirmon shkarkimin: “Netanyahu më njoftoi sot, mandati im përfundon menjëherë”
Vetë Hanegbi e konfirmoi lajmin për agjencinë AFP, duke deklaruar se Netanyahu e kishte informuar personalisht këtë të hënë për vendimin për të emëruar një drejtues të ri të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Ai më informoi sot për qëllimin e tij për të emëruar një kryetar të ri. Si pasojë, mandati im përfundon sot,” tha Hanegbi për AFP.
Emërimi i Gil Reich vjen në një moment të tensionuar për qeverinë izraelite, mes zhvillimeve të brendshme politike dhe sfidave të sigurisë në rajon.