Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar pas sulmeve me raketa balistike nga Irani në drejtim të Izraelit. Netanyahu me një deklaratë lidhur me “Operacionin Luani në Ngritje” tha se objektivi i sulmeve të fundit të vendit të tij ndaj Iranit është të pengojë kërcënimin bërthamor dhe me raketa balistike të regjimit islamik ndaj tyre.
Sipas tij Izraeli ka nisur një nga operacionet më të mëdha ushtarake në histori në Iran dhe se regjimi iranian nuk ka qenë kurrë më i dobët. Netanyahu theksoi se kjo është një mundësi për popullin iranian që të ngrihet kundër regjimit të lig dhe shtypës.
Sipas Netanyahut, me këtë operacion Izraeli shkatërroi një pjesë të madhe të arsenalit të raketave balistike të Iranit. Ai zbuloi gjithashtu se pati një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe se forcat amerikane morën pjesë në ndërprerjen e sulmit raketor iranian në Tel Aviv dhe Jerusalem.