Netanyahu premton hakmarrje ndaj Iranit për gratë dhe fëmijët e vrarë, Donald Trump përpiqet të qetësojë “gjakrat”: Do kemi paqe

“Irani dhe Izraeli do të kenë paqe së shpejti”, kështu u shpreh presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një kohë kur situata në Lindjen e Mesme sa po vjen dhe po bëhet me alarmante.

Përmes një postimi të publikuar në faqen e tij zyrtare në platformën “X”, presidenti i SHBA-së tha se Irani dhe Izraeli duhet të arrijnë një marrëveshje dhe do e arrijnë atë, duke shtuar në vijim se janë duke u zhvilluar disa takime të paspesifikuara dhe se të dy vendet duhet të ndalojnë sulmet.

“Së shpejti do të kemi paqe midis Izraelit dhe Iranit. Irani dhe Izraeli duhet dhe do të arrijnë një marrëveshje, ashtu siç bëra me Indinë dhe Pakistanin, në atë rast duke përdorur tregtinë me Shtetet e Bashkuara për të sjellë arsye, kohezion dhe logjikë të shëndoshë në bisedime me dy udhëheqës të shkëlqyer që ishin në gjendje të merrnin një vendim shpejt dhe ta ndalonin atë.

Po kështu, së shpejti do të kemi paqe midis Izraelit dhe Iranit! Po bëhen shumë telefonata dhe takime. Unë bëj shumë, dhe nuk më njihet kurrë për asgjë, por kjo është në rregull. Falë ndërhyrjes sime, së shpejti do të ketë paqe midis Iranit dhe Izraelit”, shkroi Trump.

Pak më herët, Komanda e frontit të brendshëm e IDF ka njoftuar popullsinë se tashmë është e sigurt nga strehimoret.
Më herët, sirenat e alarmit kishin rënë në pjesën më të madhe të Izraelit për shkak të lëshimit të raketave balistike nga Irani. Në një deklaratë për shtyp, kryeministri izraelit tha se Benjamin Netanyahu, tha se Irani do të paguajë çmimin për vrasjen e civilëve.
“Ushtarët tanë, pilotët tanë, janë në qiellin mbi Iranin. Irani do të paguajë një çmim të lartë për vrasjen e qëllimshme të civilëve, grave dhe fëmijëve. Ne do t’i arrijmë objektivat tona dhe do t’u japim një goditje shkatërruese. Ata do ta ndiejnë forcën e plotë të krahut tonë. Qytetarë të Izraelit: dëgjoni udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Kujdesuni shumë për jetën tuaj. Ne jemi në rrugën e fitores”, tha ai.


Shtuar 15.06.2025 17:07