Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi të martën gjatë një konference të shërbimit të inteligjencës Shin Bet se vendi po punon për krijimin e një aleance rajonale për t’u përballur me ndikimin e Iranit dhe të Vëllazërisë Myslimane.
“U kam thënë iranianëve se nëse na sulmojnë, do të përgjigjemi me fuqi të papërfytyrueshme,” tha Netanyahu.
Ai theksoi se aleanca e re përfshin shumë vende. “Disa na vizitojnë edhe këto ditë, të tjera i vizitojmë ne. Bëhet fjalë për një rrjet të tërë që përfshin Lindjen e Mesme.”
Netanyahu kujtoi se Izraeli në vitet ’50 dhe ’60 ndjeki një strategji bashkëpunimi me shtete jo-arabe në rrethinën e Lindjes së Mesme, përfshirë Turqinë, Persinë, Etiopinë dhe komunitetin kurd.
Duke iu referuar situatës në Rripin e Gazës, Netanyahu ripërsëriti se Hamas duhet të çarmatosej, duke shtuar: “Do të ndodhë me mënyrën e lehtë ose me atë të vështirë, por do të ndodhë.”
Kryeministri gjithashtu u ndal te rritja e vrasjeve në komunitetet arabe brenda Izraelit, duke theksuar nevojën për konfiskimin e armëve të paligjshme: “Rezerva e armëve duhet të pakësohet dhe të sekuestrohet, sepse një ditë stuhi mund të vijë.”
Në deklaratën e tij, Netanyahu nënkuptoi mundësinë e një kërcënimi terrorist nga brenda këtyre komuniteteve, duke theksuar se armët e paligjshme shpesh përdoren kundër brendësisë së vendit.
