Netanyahu para vizitës në Uashington: Shpresoj që pas takimit me Trump të arrijmë një marrëveshje armëpushimi në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Netanyahu u shpreh se janë duke punuar me qëllim arritjen e kësaj marrëveshje, për të cilën u shpreh shpresë plotë se mund të ndërkohë.

“Po veprojmë për të arritur një marrëveshje sipas kushteve që kemi pranuar. Kam dërguar një ekip negociator me udhëzime të qarta. Besoj se takimi me presidentin Trump mund të ndihmojë realisht në përparimin e kësaj çështjeje, të cilën të gjithë e shpresojmë”, tha Netanyahu para nisjes nga aeroporti Ben Gurion.

Kujtojmë se kjo do të jetë vizita e tij e tretë në Shtëpinë e Bardhë, që nga rikthimi i Donald Trump si president i SHBA-së.


Shtuar 6.07.2025 21:46