Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi të mërkurën se është eliminuar kreu i Hamasit në Gaza, Mohammad Sinëar.
Reauters raporton se ai ishte një nga më të kërkuarit dhe vëllai më i vogël i udhëheqësit të ndjerë të grupit, Yahya Sinwar.
Mohammad Sinëar u ngrit në radhët e larta të grupit militant palestinez vitin e kaluar, pasi Izraeli vrau vëllanë e tij, Yahya, në luftime gjatë luftës së vazhdueshme në Gaza.
Yahya Sinëar organizoi sulmin e tetorit 2023 ndaj Izraelit që shkaktoi luftën dhe më vonë u emërua udhëheqësi i përgjithshëm i grupit pasi Izraeli vrau paraardhësin e tij Ismail Haniyeh në Iran.