Netanyahu: Nëse Hamasi dorëzon armët dhe liron pengjet, lufta përfundon

“Lufta mund të përfundojë sot nëse Hamasi dorëzon armët dhe liron 50 pengjet e mbetura”, kështu ka deklaruar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Ai ka nënvizuar se eliminimi i bastionit të fundit të Hamasit është thelbësor për një paqe të qëndrueshme si për izraelitët edhe për palestinezët.

Në një intervistë të dhënë për mediat ndërkombëtare, ai ka ritheksuar se operacioni për të eliminuar ‘terroristët’ do të vazhdojë edhe nëse Hamasi dakordohet për lirimin e pengjeve. Kjo sipas tij është për shkak se synon që të sigurojë vendin e tij.

“Ne do ta bëjmë gjithsesi do të marrim qytetin e Gazës. Nuk ka pasur kurrë dyshim se do ta lëmë Hamasin atje. Mendoj se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e tha më së miri – “se Hamasi duhet të zhduket nga Gaza”, tha më tej kryeministri izraelit.

Ai gjithashtu shtoi se “qëllimi është të lirojnë të gjithë pengjet, të çarmatosim Hamasin, të çmilitarizojmë Gazën dhe t’u ofrojnë një të ardhme popullit të Gazës. Mendoj se jemi në prag të përfundimit të kësaj lufte, një luftë në shtatë fronte që përfshin Iranin dhe përfaqësuesit e tij”, përfundoi Netanyahu.


Shtuar 21.08.2025 20:29