Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ata që kërkojnë të na dëmtojnë po riarmatosen

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi të hënën, gjatë një fjalimi në Kneset, se “lufta nuk ka përfunduar”, duke paralajmëruar se grupet armiqësore ndaj Izraelit po riorganizohen dhe po riarmatosen.

“Ata që duan të na dëmtojnë nuk kanë hequr dorë nga synimi i tyre për të na shkatërruar,” tha Netanyahu.

“Hamasi do të çarmatoset. Gaza do të demilitarizohet qoftë me mënyrën e lehtë apo me atë të vështirë, por kjo do të ndodhë.”
Sipas tij, Izraeli është më afër se kurrë me disa vende të rajonit, duke lënë të kuptohet për një afrimi diplomatik që, siç tha, “publiku do ta mësojë së shpejti”.

“Do të zbatojmë armëpushimin me grusht hekuri”
Netanyahu theksoi se Izraeli është i vendosur të zbatojë marrëveshjet e armëpushimit në Gaza dhe Liban “me grusht hekuri” por “vetëm për aq kohë sa ato ekzistojnë”.

“Shihni çfarë ndodh çdo ditë në Liban,” tha ai, duke iu referuar përleshjeve të përditshme mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut.
Kryeministri izraelit theksoi se kombinimi i presionit ushtarak ndaj Hamasit në Gaza dhe atij diplomatik, i ushtruar nga Shtetet e Bashkuara, ka dhënë rezultate të prekshme. “Kjo presion i dyfishtë na mundësoi të kthenim në shtëpi të gjithë pengjet e gjallë dhe shumicën dërrmuese të atyre që kishin humbur jetën,” tha ai.

Netanyahu akuzoi opozitën izraelite se kishte kërkuar një marrëveshje që “do të barazohej me dorëzim ndaj Hamasit”.

“Sikur ta kishim bërë sipas mënyrës suaj, pengjet nuk do të ishin kthyer. Dhe më keq akoma – Hamasi do të ishte përgatitur për rrëmbimet e ardhshme,” iu drejtua ai kundërshtarëve politikë.
Premton kthimin e pengjeve të mbetura

Netanyahu u zotua se Izraeli është “i vendosur të kth↓ trupat e katër pengjeve të vrarë që ende ndodhen në Gaza”, duke përmendur tre izraelitët, por jo shtetasin tajlandez që u vra gjatë konfliktit.


Shtuar 10.11.2025 19:12