Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Houthët

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli do të vijojë sulmet ndaj pozicioneve të Houthëve në Jemen, pas një serie goditjesh ajrore të kryera ditët e fundit.

“Disa ditë më parë, ne eliminuam shumicën e anëtarëve të qeverisë terroriste të Houthëve”, thotë Netanyahu në një ceremoni vendosjeje të gurthemelit për një shëtitore të re në Bat Yam të emëruar sipas Presidentit të SHBA-së Donald Trump. “Në përgjigje, Houthët qëlluan dy ditë më parë në Aeroportin Ramon.”

“Kjo nuk e dobësoi vëndosmërinë tonë” vazhdoi ai. “Sot, ne i goditëm përsëri nga ajri, duke goditur objektet e tyre terroriste, bazat terroriste me shumë terroristë dhe gjithashtu vende të tjera”.

“Ne do të vazhdojmë të sulmojmë”, premton Netanyahu. “Kushdo që të na godasë, kushdo që të na sulmojë, ne do t’i arrijmë ata”.


Shtuar 10.09.2025 18:39