Netanyahu i vendosur, paralajmëron Hamasin: Kemi çmontuar 2/3 e forcës ushtarake në Rripin e Gazës, nuk do ndalemi

Izraeli ka çmontuar pothuajse dy të tretat e forcës ushtarake të Hamasit në Rripin e Gazës, deklaroi sot kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke u zotuar se lufta do të vazhdojë deri në “fitoren totale”.

“Ka dy pjesë në operacionin ushtarak: E para është shpërbërja e batalioneve të Hamasit,” tha Netanyahu në një konferencë shtypi në Tel Aviv.

“Deri më tani 16 ose 17 nga 24 janë shkatërruar,” pohoi ai.

Duke treguar një foto të një ushtari të vrarë, Netanyahu u zotuar se operacionet ushtarake do të vazhdojnë derisa Hamasi të mposhtet dhe pengjet e mbajtura në Rripin e Gazës të lirohen.

“Do të duhen edhe shumë muaj deri në fitore, por ne jemi të vendosur ta arrijmë atë”, tha kryeministri izraelit.


Shtuar 18.01.2024 20:01