Detaje të reja janë zbuluar nga mediat greke lidhur me ngjarjen tronditëse në Kretë, ku një çift kishte dhunuar rëndë fëmijën e 3-vjeçar, i cili përfundoi në spital me plagë të rënda dhe u intubua.
Sipas raportimeve, i mituri është dhunuar nga nëna e tij 26-vjeçare dhe partneri i saj 44-vjeçar, por çifti fajëson njëri-tjetrin për abuzimin e djalit.
44-vjeçari, i cili ka rezultuar si person i varur nga droga, është akuzuar për dhunë në familje nga ish-bashkëshortja e tij në vitin 2022.
Protothema ka publikuar edhe disa foto të 26-vjeçar me djalin e saj dhe të partneri të saj.
Mësohet se i mituri kishte të paktën tre muaj që dhunohet nga nëna dhe partneri i saj, por ngjarja është zbuluar mesditën e sotme, 26 janar, pas një telefonate të një fqinje të çiftit në spital. Sipas informacioneve, mësohet se fqinjët kishin dëgjuar zhurma nga shtëpia e çiftit, por nuk ishte bërë asnjë ankesë pranë autoriteteve.
Një mjek në spitalin e Heraklion që priti djalin 3-vjeçar, është tronditur nga imazhi i tij dhe ka lajmëruar menjëherë autoritetet. Sipas mjekut të fëmijës, ai kishte në të gjithë trupin gjurmë të dukshme të abuzimit fizik, si mavijosje, çarje, djegie nga cigare etj., të kryera në intervale të ndryshme.
Në fund, i mituri u intubua për t’iu nënshtruar një operacioni pasi u konstatua hematoma në tru dhe këputje e aortës abdominale.
Policia ka shkuar sërish në shtëpinë e fëmijës, ku ka gjetur nënën dhe partnerin e saj dhe i ka vënë në pranga. Gjetjet nga hetimet e kryera në vendngjarje në lidhje me dëmtimet e marra nga fëmija janë gjithashtu tronditëse, pasi aty u gjet një pistoletë me ajër, një shkop druri dhe dy copa druri nga shtrati i fëmijës, me të cilat ata kanë rrahur 3-vjeçarin.
Dy të arrestuarit akuzohen për vrasje të mbetur në tentativë, lëndim trupor ndaj personit të pambrojtur dhe dhunë në familje. Gjithashtu, tek 44-vjeçari iu gjetën edhe shtatë tableta “Xanax”, për të cilat nuk kishte recetën e nevojshme mjekësore.