Negociatat Rusi-Ukrainë: Delegacioni rus niset për në Stamboll

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, njoftoi se delegacioni rus do të udhëtojë drejt Stambollit për të zhvilluar negociata të mëtejshme me delegacionin ukrainas më 2 qershor.

Sipas Peskov, ky raund i dytë i bisedimeve do të fokusohet në diskutimin e “memorandumit” të armëpushimit të premtuar nga Rusia, por ai theksoi se asgjë nga ky dokument nuk do të publikohet përpara fillimit të negociatave.

“Delegacioni ynë, delegacioni rus i parlamentarëve, po shkon në Stamboll dhe do të jetë gati që nga mëngjesi i të hënës për të vazhduar negociatat, deri në raundin e dytë të këtyre bisedimeve,” tha Peskov në një deklaratë për mediat.

Në lidhje me memorandumet e mundshme të armëpushimit, ai theksoi se as një version i marrëveshjes ruse, as ai ukrainas, nuk do të bëhen publike përpara se të fillojnë negociatat.

“Të dy projekt-memorandumet, si ruse ashtu edhe ukrainase, siç shpresojmë, do të diskutohen gjatë raundit të dytë të negociatave,” shtoi Peskov.


Shtuar 30.05.2025 16:22

Tags: ,