“Ne mbetemi këtu,” të rinjtë serbë tubim me simbole nacionaliste në Sevçë të Shtërpcës, shfaqin parullën me shkrimin “Çeta e guximshme”

Një tubim i të rinjve serbë është mbajtur së fundmi në fshatin Sevçë të komunës së Shtërpcës, i shoqëruar me simbole nacionaliste dhe flamuj të Serbisë. Pamjet e këtij organizimi janë publikuar në rrjetin rus Telegram, në kanalin “Euroazia”, i cili numëron mbi 11 mijë ndjekës dhe njihet për përmbajtje me narrativë proruse dhe proserbe.

Në videon e publikuar shfaqet një grup i të rinjve serbë të mbledhur në një fushë të hapur, duke valëvitur flamuj të Serbisë, si dhe duke mbajtur pankarta me mesazhe nacionaliste dhe një banderolë të madhe me mbishkrimin “Çeta e guximshme”.

Ky emërtim mbart konotacione historike që lidhen me formacione paraushtarake serbe, disa prej të cilave janë përfshirë në ngjarje të dhunshme dhe krime gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi. Në përshkrimin e videos të shpërndarë në Telegram thuhet: “Mesazhi kryesor i të rinjve të Sevçës – NE MBETEMI KËTU”.

Ky wshtw një slogan që përdoret shpesh në kontekste politike e nacionaliste nga qarqe serbe në Kosovë. Organizim vjen në një kohë të tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ku shpesh shfaqja e simboleve nacionaliste serbe në Kosovë shoqërohet me reagime dhe shqetësime për sigurinë dhe paqen në rajon.Autoritetet e Kosovës nuk kanë dalë ende me ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë tubim.


Shtuar 10.06.2025 19:46