Greqia ka futur një javë pune gjashtë-ditore për industri të caktuara në një përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike.
Legjislacioni i ri, i cili hyri në fuqi në fillim të korrikut, u lejon punonjësve të punojnë deri në 48 orë në javë për dallim sa ishte 40 më parë.
Ai zbatohet vetëm për bizneset që operojnë në baza 24-orëshe dhe është opsionale për punëtorët, të cilët paguhen 40 për qind shtesë për punën jashtë orarit që bëjnë.
Megjithatë, masa e qeverisë greke është në kundërshtim me kulturën e vendit të punës gjetkë në Evropë dhe SHBA, ku modelet e punës katër-ditore po bëhen më të zakonshme.
Firmat që miratojnë këto politika zakonisht argumentojnë se duke punuar më pak orë në të vërtetë rrit produktivitetin dhe mirëqenien e stafit.
Shpresohet se plani javor i punës gjashtëditore i Greqisë do të ndihmojë në luftimin e punës së padeklaruar që çon në evazion fiskal.
Bizneset turistike dhe industria ushqimore nuk përfshihen në politikë.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se “bërthama e këtij legjislacioni është miqësor ndaj punëtorëve, është thellësisht i orientuar drejt rritjes.
“Direktiva për kohën e punës” e BE-së kërkon që shtetet anëtare të garantojnë një kufi 48 orësh për orët javore të punës, duke përfshirë edhe orët jashtë orarit