Në gjurmët e Françeskut/ Portreti i Papës së ri nga syri i vëllait të tij

John Prevost nuk ishte i befasuar kur dëgjoi lajmin se vëllai i tij ishte zgjedhur Papë. Ishte një mundësi për të cilën kishte menduar më parë.

“Një nga priftërinjtë më ndaloi të shtunën e kaluar ndërsa isha në kishë dhe më përmendi se shanset në Las Vegas ishin 18 me 1”, kujton Prevost, banor i periferisë së Çikagos. “Ai nuk kishte asnjë dyshim. Ai besonte se patjetër do të ishte vëllai im.”

Ai tha, ‘s’ka mundësi, nuk do të ndodhë’,” rrëfen John Prevost, një 71-vjeçar në pension, që dikur ka qenë mësues dhe drejtor shkolle.

Por ndodhi. Kardinali u bë Papa, duke hyrë në histori si Papa i parë amerikan. Për komunitetin e tij në Illinois dhe miqtë që e njohin prej kohësh, kjo është një ngjarje e jashtëzakonshme.

Në një bisedë të hapur të enjten pasdite, në shtëpinë e tij në New Lenox – një qytet i vogël rreth 40 milje nga qendra e Çikagos – John tregoi për rrugëtimin e vëllait të tij drejt papatit, për karakterin e tij dhe për rrënjët amerikane që e formësuan.

Duke folur për personalitetin e tij, ai thekson përkushtimin e Papës Leo ndaj të pambrojturve, raportohet në media.

“Ka një dëshirë të madhe për të ndihmuar të shtypurit dhe të privuarit nga pasuria, njerëzit që injorohen”, thotë John. Ai është i bindur se Papa i ri do të ndjekë frymën e Papa Françeskut.


Shtuar 9.05.2025 13:00