Rënia në peshë e Liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka qenë një temë mjaft e diskutuar dhe e shpërndara gjerësisht në shtypin ndërkombëtar, veçanërisht në atë të Koresë së Jugut
Dyshimet se Kim vuante nga ndonjë sëmundje, gjë e cila ngjalli shqetësime dhe tek qytetarët të cilët jo rrall herë e shprehnin reagimet e tyre në mediat shtetërore të Kores së Veriut.
Por, më pas autoritetet këmbëngulin se Kim është duke ngrënë më pak “për të mirën e vendit”, që është përfshirë nga shkurtesa në ushqime.
Si duket edhe kufizimet anti-covid janë duke e kufizuar Kim-in që të ketë mundësi të konsumojë ushqimin e tij të preferuar.
Diktatori ka një fiksim të njohur tashmë për djathin zvicerian të cilin e konsumon më shumë seç duhet. Po ashtu thuhet se ai është një fans i madh i pulës së skuqur, vodka-s ruse, konjakut Hennessy dhe shampanjës.