Dy avionë ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore lituaneze. President i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se ky veprim përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Lituanisë. Sipas tij ky rast konfirmoi edhe një herë rëndësinë e forcimit të gatishmërisë së mbrojtjes ajrore evropiane.
“Kjo është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të Lituanisë.Edhe një herë konfirmohet rëndësia e forcimit të gatishmërisë së mbrojtjes ajrore evropiane. Ministria e Jashtme lituaneze do të thërrasë përfaqësuesit e ambasadës ruse për të protestuar ndaj sjelljes së pamatur dhe të rrezikshme”, tha Presidenti i vendit Gitanas Nauseda.
Mediat e huaja shkruajnë se avionët luftarakë të NATO-s të cilët patrullonin nga Polonia janë thirrur për t’iu përgjigjur kërcënimit.