Admirali Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, ka deklaruar se aleanca është gati të përgjigjet ndaj çdo kërcënimi, referuar avionëve rusë të cilët kanë shkelur hapësirën ajrore të disa vendeve.
Deklarata e Giuseppe Cavo Dragone erdhi pas takimit të Shefave të Mbrojtjes të Forcave Aleate në Riga, duke folur për “shkeljen e fundit dhe të vazhdueshme” të qiellit të aleatëve nga dronët rusë.
“Çdo kërcënim ndaj hapësirës ajrore, tokësore dhe detare të NATO-s do të përballet me një përgjigje të vendosur dhe proporcionale. Ne jemi gati.
Nuk duhet të ketë dyshim. Ne nuk kërkojmë konfrontim, por nuk do të hezitojmë të ndërmarrim çdo veprim që konsiderohet i nevojshëm për mbrojtjen tonë kolektive.”-tha ai.