Moti i keq me reshje të dendura shiu pritet që të prekë Greqinë, mbyllen shkollat në pjesën më të madhe të vendit

Greqia është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe dëbore, që kanë ngritur alarmin e kuq në vendin fqinj me Shqipërinë.

Zonat më të prekura priten që të jenë Atika, Peloponezi, Greqi Qendrore dhe Thesalia.

Autoritetet greke kanë marra masat emergjente, teksa kanë mbyllur gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme publike dhe private, si dhe shkollat ​​e natës në të gjithë zonën e Atikës.

Institucionet arsimore do të jenë të mbyllura të mërkurën, pasi priten reshje të dendura dhe rrezikohet jeta e nxënësve.

Po ashtu reshje të dendura dëbore priten që të bien në pjesën veriore të Greqisë, konkretisht në zonat kufitare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa po ashtu autoritetet greke bëjnë me dije se vendi i tyre pritet që të preket edhe nga erërat e forta.


Shtuar 20.01.2026 16:10