Moti bën kërdin në këtë vend/ Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përmbyten rrugët, autoritetet japin alarmin

Në një kohë që pjesa më e madhe e Europës po “digjet” nga anticikloni afrikan, Milano është përfshirë nga një stuhi e fortë shiu dhe breshëri mbrëmjen e sotme.

Mediat italiane raportojnë për një stuhi të fortë shiu që përfshiu qytetin duke përmbytur rrugët, ndërkohë breshëri zbardhi vendin.

Si pasojë e stuhisë së shiut dhe breshërit pati disa shpërthime të nënstacioneve elektrike në qytet, por fatmirësisht pa lënduar njerëz.

Lumenjtë Seveso dhe Lambropo mbahen nën vëzhgim pasi cilët janë gjithmonë në rrezik përmbytjeje. Ndërkohë edhe zonat e tjera të Lombardisë po përballen me stuhinë e fortë të shiut. Bashkia e

Comos ka mbyllur liqenin për të mos rrezikuar jetën e qytetarëve dhe turistëve. Ndërsa në Bergamo dhe Vareze ka patur rrëshkitje dheu në rrrugë.


Shtuar 12.07.2024 21:30

Tags: ,