Moska nuk gjen qetësi, tjetër plan për sulm me bombë?!

Moska nuk po gjen qetësi. Pas masakrës së 22 marsit ku humbën jetën mbi 140 qytetarë, autoritetet në Rusi thonë se një tjetër sulm me bombë ishte planifikuar për kryeqytetin rus.

Shërbimet ruse të sigurisë njoftuan sot se kanë arrestuar tre qytetarë nga një vend i Azisë Qendrore. Sipas autoriteteve ruse tre të arrestuarit kishin planifikuar një sulm me bombë në Rusinë Jugore, shkruajnë mediat në Kremlin.

Shërbimet e sigurisë bënë me dije se  “i dhane  fund aktiviteteve terroriste të tre shtetasve nga një vend i Azisë Qendrore, të cilët planifikonin të kryenin një akt terrorist duke shpërthyer një pajisje në një vend publik në rajonin e Stavropolit”.

Sipas agjencisë publike të lajmeve Ria Novosti, në banesën e të dyshuarve janë gjetur materiale për ndërtimin e një mjeti shpërthyes të improvizuar dhe kimikate.

Njoftimi vjen një javë pasi sulmi në bashkinë e qytetit Crocus në periferi të kryeqytetit rus, i cili vrau të paktën 144 njerëz dhe plagosi 360, u mor përsipër nga grupi i Shtetit Islamik, pavarësisht se autoritetet ruse thanë se po shikonin./albeu.com


Shtuar 29.03.2024 21:34