Mojtaba Khamenei sfidon SHBA-në dhe Izraelin: Dështuat të ngrini popullin kundër nesh

Shpresat e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për të nxitur një kryengritje kundër regjimit në Iran kanë dështuar. Këtë e ka deklaruar udhëheqësi i ri, Mojtaba Khamenei, në një mesazh për Vitin e Ri persian.

“Kjo luftë ndodhi pasi armiku, duke humbur shpresën për të krijuar një lëvizje të madhe popullore në favorin e tij, u mashtrua duke menduar se, duke vrarë drejtuesit kryesorë të sistemit dhe disa figura ushtarake me ndikim, do të përhapte frikë dhe dëshpërim tek ju, populli ynë i dashur, dhe do t’ju detyronte të tërhiqeshit. Në këtë mënyrë, ai synonte të realizonte ëndrrën për të sunduar Iranin dhe më pas për ta copëtuar atë,” ka shkruar ai.

“Por ju, gjatë këtij muaji të bekuar, e bashkuat agjërimin me qëndresën dhe krijuat një front të gjerë mbrojtjeje në të gjithë vendin, në çdo zonë përballjeje, në lagje dhe në xhami. Kjo i dha armikut një goditje aq të fortë, saqë tani ai nxjerr deklarata kontradiktore dhe flet pa lidhje, gjë që tregon mungesë qartësie dhe dobësi,” ka shtuar ai.


Shtuar 20.03.2026 17:40