Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Gjenerali Vladimir Padrino López, i rrethuar nga ushtarë të armatosur, u drejtua sot ndaj qytetarëve, duke i ftuar të rikthehen në aktivitetet e tyre dhe të mos dorëzohen ndaj frikës, një ditë pas kapjes së presidentit Nicolás Maduro nga ushtria amerikane.
“Kërkoj nga populli i Venezuelës të kthehet gradualisht në aktivitetet ekonomike, profesionale, arsimore dhe çdo lloj aktiviteti tjetër, dhe që vendi të rikthehet në rrugën e tij kushtetuese”, deklaroi Padrino López.
Ai u bëri thirrje qytetarëve për paqe dhe rregull, duke shtuar: “Mos lejoni që të ndikoheni nga presioni i luftës psikologjike, kërcënimeve dhe frikës që duan t’i imponojnë popullit tonë”.
Deklarata e tij vjen në një moment të tensionuar pas operacionit amerikan që çoi në arrestimin e liderit venezuelian, ndërsa ushtria dhe institucionet vendase përpiqen të ruajnë stabilitetin dhe rendin publik.
