Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Saar ka “sulmuar” Rexhep Tajip Erdogan pas deklaratave të fundit të presidentit turk në të cilat ai e krahasoi Netanyahun me Hitlerin. Saar shkroi në X se Erdogan nuk mund tu predikojë të tjerëve kur ai pushton ilegalisht pjesën veriore të Qipros dhe flet për të drejtën ndërkombëtare.
“Sulltani, në një tjetër fjalim nxitës, vazhdon të flasë kundër Izraelit dhe Kryeministrit (Netanyahu). Erdogan, i cili mban rekordin e shtypjes së lirive dhe të drejtave të qytetarëve të tij, si dhe shtypjes së opozitës në vendin e tij, guxon t’u predikojë të tjerëve”, deklaroi fillimisht Ministri i Jashtëm izraelit në postimin e tij.
Saar më pas e përshkruan si veçanërisht ironike që dikush që nuk i fsheh ambiciet e tij imperialiste dhe shton se ai që pushtoi Sirinë veriore dhe pushtoi ilegalisht Qipron veriore pretendon se flet në emër të moralit dhe të drejtës ndërkombëtare.
Erdogan, në komunikimin e tij me Emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, në lidhje me zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe luftën Izrael-Iran, tha se Benjamin Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit.
Ndër të tjera, presidenti turk i tha udhëheqësit të Katarit se konflikti Izrael-Iran nuk mund ta eklipsojë krizën humanitare dhe gjenocidin në Gaza.