“Mina me sahat” e Lindjes së Mesme/ Si ruhet kufiri mes Izraelit e Libanit në mes të luftës me Hamasin në Gaza

Që pas luftës në Gaza situata në lindjen e mesme është mjaft delikate sa i përket përplasjeve mes vendeve dhe grupeve terroriste që veprojnë atje. Një nga kufijtë më të rrezikshëm cilësohet ai mes Libanit dhe Izraelit, i rrethuar grupi Hezbollah.

Këto gardhe me tela e gjemba dhe me kamera mbi to shtrihen përgjatë gjithë kufirit mes Libanit dhe Izraelit në qytetin Metula.

Ushtarët e vendosur aty, janë të gjithë burra vendas, kryesisht të moshës së mesme,që e njohin mirë forcën në anën tjetër të kufirit.

Aty ndodhet grupi i armatosur më i fuqishëm i Libanit,i njohur me emrin Hezbollah.

“Në perëndim një çerek milje, në veri gjysmë milje dhe një gjysmë milje tjetër në lindje. Pra, ne jemi 300 gradë të rrethuar nga Hezbollahu”, shpjegoi njëri prej ushtarëve për BBC.

60 gradët e tjera, tha ai, përfshinin rrugën e pjerrët të kthimit deri në pjesën tjetër të Izraelit.

Konflikti kufitar midis Izraelit dhe Hezbollahut që pasoi luftën në Gaza është intensifikuar vazhdimisht, por të gjitha palët e dinë se si do të shkonte nëse do të shpërthente një sulm.

Ushtarët thonë se kjo pjesë e kufirit është vija më e rrezikshme në Lindjen e Mesme.

“Po, definitivisht mund të kthehet në një luftë të madhe dhe një luftë e madhe me Hezbollahun nuk është si Hamasi, ata janë një ushtri e vërtetë, shumë e trajnuar, shumë e pajisur dhe kanë shumë përvojë, përvojë të vërtetë në Siri”, thonë ata.

Ai është kthyer në rajon për herë të pestë që nga 7 tetori në përpjekje për të minimizuar përmasat e krizës atje.


Shtuar 8.02.2024 14:09