Mbi 1,000 persona u mblodhën sot në Tel Aviv për të protestuar kundër luftës, duke kërkuar që autoritetet izraelite të ndalin konfliktet, veçanërisht ato ndaj Iranit, Libanit dhe Gazës.
Protestuesit u grumbulluan në Sheshin Habima, duke brohoritur thirrje si: “Mos bombardoni! Diskutoni!” dhe “Mbaroni marrëzitë e Bibi-t”, duke i drejtuar kritikat kryeministrit Benjamin Netanyahu. Një nga protestueset mbante pankartë me mbishkrimin: “Netanyahu është kërcënimi më i madh për ekzistencën e Izraelit”.
Të lidhura
None found
Ngjarja u ndërpre nga policia disa minuta pas fillimit, pasi leja ishte dhënë vetëm për 150 persona për shkak të masave të sigurisë lidhur me situatën e tensionuar për shkak të luftës. Disa protestues u larguan, ndërsa të tjerët u ulën në tokë për të vazhduar shprehjen e protestës së tyre.
Alon-Li Green, bashkudhëheqës i organizatës Standing Together, një grup izraelito-palestinez që organizoi protestën, deklaroi:
“Policia përpiqet të heshtë zërin tonë, por është detyrë jonë të jemi të pranishëm. Jemi këtu për të kërkuar fundin e luftës në Iran, Liban dhe Gaza, dhe për të ndalur përndjekjet në Bregun Perëndimor.”
Një protestuese 62-vjeçare, Cecile, tha se ishte kundër luftës sepse dëshiron të sfidojë arsyet që kryeministri paraqet për konfliktin.
