Mijëra izraelitë dolën sot në rrugët e qyteteve izraelite për të protestuar kundër qeverisë së ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Në Tel Aviv, protestuesit kërkuan zgjedhje të parakohshme si dhe lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi në Gaza. Demonstrata u mbajtën edhe në qytete të tjera, si Jerusalem dhe Haifa.
Një grua që u mor peng dhe u lirua si pjesë e një marrëveshjeje Hamas/Izrael dhe burri i së cilës ende mbahet në Gaza foli në tubimin e Tel Avivit, duke i bërë thirrje Netanyahut të lirojë pengjet.
“Kthejini ata!” tha ajo.
🇮🇱💠🔥🔥🔥🔥
New scenes…
a huge demonstration in Tel AvivSettlers set fires and demonstrate to demand Netanyahu’s departure and a prisoner exchange deal. pic.twitter.com/DH8NUm0tIc
— Dr/Mahmoud 🇪🇬 (@Mahmoud92544327) March 30, 2024
Gruaja i bëri thirrje kryeministrit që t’i japë ekipit negociator izraelit mundësinë për të negociuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura në këmbim të një armëpushimi në Rripin e Gazës dhe lirimin e të burgosurve palestinezë.
“Mos u ktheni pa marrëveshje, sillni të dashurit tanë”, tha ajo. Sipas agjencisë izraelite të lajmeve ynet, ish-kreu i inteligjencës ushtarake, Amos Malka, i bëri thirrje Netanyahut të japë dorëheqjen.
Tens of thousands of Israelis are demonstrating in Tel Aviv tonight, calling on Netanyahu to do more to release the hostages held by Hamas in Gaza. This is the biggest demonstration since October 7 pic.twitter.com/Qs9cWUYcts
— Barak Ravid (@BarakRavid) March 30, 2024
“Qeveria po sakrifikon pengje, po izolon Izraelin dhe po forcon Hamasin”, tha ai në një demonstratë në Cezare.
Kundërshtarët e qeverisë po planifikojnë demonstrata të mëdha në Jerusalem duke filluar nga nesër e diel dhe në ditët në vijim.