“Mendova se karriera ime do të shkëlqente”, habit aktorja e “Euphoria”: Nuk kam para të paguaj qiranë…

Aktorja Yvonne Orji, e njohur për rolin e saj si Leslie Bennett në serialin “Euphoria”, ka bërë të ditur se ka mbetur pa para gjatë një shfaqjeje komedie këtë javë. Gjatë një performancë stand-up në Los Angeles, ajo tregoi se situata financiare ka qenë kaq e vështirë sa nuk ka qenë në gjendje të paguajë qiranë e saj.

“Njerëzit shprehen se duan sezonin e tretë dhe unë them me vete se po, kam nevojë për sezonin e tretë“, ka thënë aktorja para se të fliste për situatën e saj financiare.

“Nuk kam paguar qiranë për gjashtë muaj!”

Më pas ajo vijoi duke thënë se “Zendaya është në Javën e Modës në Paris dhe unë i them hajde në shtëpi, kam nevoj për ty, mami ka nevojë për ty“, ka thënë ajo me shaka, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Nika më pas shtoi: “Ju qeshni por unë e kam seriozisht. Nuk kam marrë asnjë projekt që nga seriali Euphoria. Kjo është çmenduri. Mendova se karriera ime do të shkëlqente pas këtij filmi, mendova se isha mirë”.

Sezonii tretë i Euphoria ka nisur rregjistrimet por ato nuk ka qenë konsistente për shkak të karrierës mjaft të ngarkuar të aktorëve të tjerë në film si Zendaya, Sydney Sweety, Jacob Elordi dhe Colman Domingo.


Shtuar 7.03.2024 19:05