Meloni: Italia nuk do të dërgojë trupa për garancinë e sigurisë në Ukrainë, por mbështesim një armëpushim

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka deklaruar ditën e sotme në takim e “Aleancës së Vullnetit” se Italia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë për të mbikëqyrur një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë.

Meloni në deklaratën e saj përsëriti propozimin për një mekanizëm mbrojtës të sigurisë kolektive të frymëzuar nga Neni 5 i Traktatit të Uashingtonit, si një element kyç i komponentit politik të garancive të sigurisë për Ukrainën.

Kryeministrja konfirmoi gjithashtu gatishmërinë e saj për të mbështetur një armëpushim të mundshëm me iniciativa monitorimi dhe trajnimi jashtë kufijve të Ukrainës.


Shtuar 4.09.2025 19:13