Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Siç raportohet Meloni i ka kërkuar atij që të ndalojë menjëherë armiqësitë, sepse situata në Gaza është e pajustifikuar dhe e padurueshme.
Siç u tha në një deklaratë nga qeveria italiane, biseda ishte një mundësi për të theksuar edhe një herë se sa urgjente është të ofrohen garanci për akses të plotë dhe të papenguar në ndihmën humanitare, ndërsa Roma garantoi vazhdimin e ofertës së saj, përmes iniciativës Ushqim për Gazën.
Italia njoftoi gjithashtu se do të mirëpresë edhe 50 palestinezë të tjerë dhe do të kontribuojë në dërgimin e ndihmave të reja humanitare në Rripin e Gazës.