“Më thanë zërat ta bëja”, 52-vjeçari gëlltit shkopin (FOTO)

Një 52-vjeçar në Guatemala që kishte gëlltitur një shkop alarmoi mjekët që vrapuan për ta operuar.

Pacienti u paraqit në spital një ditë pasi kishte gëlltitur shkopin, i cili ishte rreth një këmbë i gjatë dhe ankohej për dhimbje të forta stomaku. Sipas një dokumenti mjekësor, 52-vjeçari ishte i diagnostikuar me skizofreni dhe ishte shprehur se “zërat në kokën e tij” i kishin thënë ta bënte, raporton “Daily Mail”.

Mjekët gjetën majën e shkopit duke dalë nga ezofagu ndërsa ashklat ishin ngulur në të. Fundi i shkopit po shkaktonte dëmtime në abdomenin e poshtëm të 52-vjeçarit.

Përpjekja për ta nxjerrë shkopin nëpërmjet fytit dështoi ndaj mjekët bënë një ndërhyrje kirurgjikale që ta kalonin përmes një vrime në stomakun e pacientit.

Ata kontrolluan edhe për dëmtime të tjera, por fatmirësisht asnjë organ nuk kishte pësuar gjë. 52-vjeçari arrinte të merrte frymë për shkak se shkopi kishte zbritur poshtë hapjes së ezofagut që lidh trakenë me mushkëritë.

Kjo nuk është hera e parë që njerëzit gëlltisin sende të çuditshme. Rekordi Guinness mbahet nga amerikania Natasha Veruschka që gëlltiti një shpatë 60 cm në vitin 2009.


Shtuar 13.06.2023 23:54