Situata mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdon të jetë e tensionuar.
Populli ukrainas po mundohet të bëjë më të mirën për vendin e tyre, duke u përfshirë edhe gratë. Qytetarët ukrainas kanë nisur të dalin masivisht në kundërshtim të pushtuesit rus.
As femrat nuk mungojnë në mbrojtjen e vendit të tyre në rastin e Ukrainës, 30,000 vajza dhe gra kanë dalë vullnetarisht të mbrojnë vendin e tyre.
Së fundmi vëmendjen e ka marrë Miss Ukraina, Anastasiia Lenna. Ajo ka publikuar foton në instagram ku shihet e përgatitur për luftë.