Mbyllet raundi i tretë i bisedimeve, zbardhen diskutimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi

Mbrëmjen e sotme, 23 korrik, përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës u takuan në Stamboll për raundin e tretë të bisedimeve, me ndërmjetësimin e Turqisë. Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, u bëri thirrje palëve që t’i japin fund “luftës së përgjakshme” që ka zgjatur mbi tre vjet.

Fidan falënderoi presidentët Putin dhe Zelensky për pjesëmarrjen, si dhe ish-presidentin amerikan Donald Trump për thirrjet e tij për paqe. Ai tha se raundet e mëparshme sollën rezultate si këmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve të vrarë.

Turqia, që ruan marrëdhënie të mira me të dyja palët, është e gatshme të ndihmojë me monitorimin në rast të një armëpushimi.

Ndërkohë, Trump i ka dhënë Rusisë 50 ditë afat për t’i dhënë fund luftës, përndryshe ka paralajmëruar sanksione të reja. Kremlini nuk ka dhënë ende ndonjë shenjë për kompromis.


Shtuar 23.07.2025 21:56