Masakra në Moskë, Papa Françesku dënon sulmin në sallën e koncerteve

Sulmi në një sallë koncertesh pranë Moskës ishte një akt “i poshtër” që ofendon Zotin, tha Papa Françesku. Duke folur në sheshin e Shën Pjetrit pas meshës së të Dielës së Palmës, ai shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.

“Lutjet e mia shkojnë për viktimat e sulmit terrorist në Moskë, Zoti i pranoftë në paqen e tij, i ngushëlloftë familjet e tyre.” tha ai.

Sulmi, i cili është marrë përsipër nga Shteti Islamik, është sulmi më vdekjeprurës në tokën ruse prej vitesh, ku më shumë se 130 njerëz u vranë.


Shtuar 24.03.2024 13:16