Marrëveshja me presidentin Trump/ Lukashenko fal 31 ukrainas të dënuar në Bjellorusi

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka falur 31 qytetarë ukrainas. Ata ishin të dënuar për vepra penale në territorin e Bjellorusisë, sipas agjencisë së lajmeve “Belta”.

Ky veprim u bë në kuadër të marrëveshjeve të arritura midis Lukashenkos dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump, me kërkesë të Ukrainës, tha Natalia Esmond, zëdhënësja e kreut bjellorus.

“Ata aktualisht po i dorëzohen palës ukrainase”, tha ajo.

Ndërkohë që tensionet në front janë të larta dhe luftimet vijojnë me intensitet, teksa liderët perëndimore po kërkojnë të gjejnë rrugët e mbarimit të luftës dhe paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.


Shtuar 22.11.2025 20:18