Maroku arrin rekord të ri/ Shënohen rreth 15.9 milionë turistë përgjatë 2024

Maroku ka arritur një rekord të ri në fushën e turizmit. Në një deklaratë të bërë me dije nga Ministria e Turizmit të vendit, u njoftua se 15.9 milionë turistë kanë vizituar Marokun 11 muajt e parë të vitit.

Numri i turistëve deri në muajin nëntor ishin 20% më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 10% më të larta se e gjithë periudha e vitit 2023, thuhet nga ministria.
Turizmi përbën rreth 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit të Afrikës së Veriut dhe është një burim kyç i punësimit dhe valutës së huaj.


Shtuar 9.12.2024 19:31