Mark Rutte: NATO do të vazhdojë të punojë me Danimarkën dhe Grenlandën për sigurinë e Arktikut

NATO do të vazhdojë të punojë me Danimarkën dhe Grenlandën për sigurinë në rajonin e Arktikut, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Mark Rutte, pas takimit me ministrin danez të Mbrojtjes dhe ministrin e Jashtëm të Grenlandës.

“Ne diskutuam se sa i rëndësishëm është Arktiku, përfshirë Grenlandën për mbrojtjen tonë kolektive dhe se si Danimarka po rrit investimet në aftësitë kryesore. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku si aleatë për këto çështje të rëndësishme,” tha Rutte në një postim në platformën X.

Mediat e huaja shkruajnë se Danimarka dhe Grenlanda kanë diskutuar mundësinë e dërgimit të NATO-s në Arktik. Këtë e bëri me dije ministri danez i Mbrojtjes Trolls Lund Poulsen, pasi ai dhe ministrja e Jashtme e Grenlandës Vivian Mozartfelt u takuan me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut Mark Rutte në Bruksel.

“Ne e kemi propozuar këtë. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s e ka marrë parasysh këtë dhe besoj se tani mund të përcaktojmë një kornizë se si mund të arrihet kjo. Është gjithashtu në përputhje me atë që kemi diskutuar me qeverinë e Grenlandës”, tha Poulsen.


Shtuar 19.01.2026 21:04