Maja e katedrales së famshme të Rouenit në Francë është në flakë, ka njoftuar kryebashkiaku i qytetit.
Imazhet e publikuara në rrjete sociale tregojnë flakët që dalin nga ajo që duket si skele pranë majës së ndërtesës, e cila është e njohur për shkak të tre kullave të saj që janë pjesë e arkitekturës qindravjeçare franceze.
Katedralja njihet gjerësisht pasi u pikturua disa herë nga piktori impresionist francez, Claude Monet, në shekullin e 19-të, shkruan skynews.
“Një zjarr ka filluar në majën e katedrales së Rouenit. Origjina e zjarrit e panjohur deri në këtë fazë. Të gjitha burimet publike janë mobilizuar”, tha kryetari i bashkisë, Nicolas Mayer-Rossignol.
Katedralja 151 metra e lartë, është një nga më të lartat në Evropë, dhe më e larta në Francë.
Katedralja daton nga shekulli i 12-të dhe është një nga vendet më të vizituara në Rouen dhe ishte ndërtesa më e lartë në botë deri në vitin 1880.
Është vendi ku dukat e Normandisë u kurorëzuan tradicionalisht. Brenda saj ndodhet një varr që përmban zemrën e Mbretit të Anglisë gjatë viteve 1189-1199, Richard I, i njohur si Richard the Lionheart.