Macron thirrje Netanyahut: Tërhiq forcat izraelite nga Libani!

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të tërheqë forcat izraelite nga Libani.

“Presidenti i Republikës i theksoi Kryeministrit rëndësinë që të mos bëhet asgjë për të minuar përpjekjet e autoriteteve të reja libaneze për të rivendosur autoritetin e shtetit në të gjithë territorin e vendit të tyre”, tha presidenca franceze në një deklaratë për mediat.

Izraeli ka bërë paqe me Hamasin, falë ndërmjetësimit të SHBA, Katarit dhe Egjiptit.

Të shtunën Hamasi liroi katër ushtarë izraelitë të mbajtur peng, ndërsa Izraeli liroi 200 të burgosur dhe paraburgosur palestinezë.


Shtuar 26.01.2025 18:22

Tags: ,