Macron i sugjeron Donald Trump takim ‘katërpalësh’: Siguria e të gjithë Evropës është në rrezik

Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë fjalës së tij, përshëndeti bisedimet mes liderëve dhe theksoi rëndësinë e një samiti trilateral mes SHBA, Ukrainës dhe Rusisë. Megjithatë, ai shtoi se pas tij duhet të zhvillohet edhe një samit “katërpalësh”.

Nuk është ende e qartë nëse Macron nënkuptonte që Franca të jetë pala e katërt, apo nëse mendonte NATO-n, Bashkimin Evropian ose të ashtuquajturën “Koalicioni i Vullnetit”, shkruan Sky News.

“Kur flasim për garancitë e sigurisë, flasim për sigurinë e të gjithë kontinentit evropian,” tha Macron në tyrezën me Donald Trump dhe lideret e tjere te BE.

Ai nënvizoi se një nga garancitë kryesore që Franca dëshiron nga çdo marrëveshje është që Ukraina të ketë një ushtri të “besueshme” për “vitet dhe dekadat që vijnë”. Kjo, sipas tij, do të mbështetet nga një angazhim i liderëve evropianë për t’i dhënë Ukrainës garanci sigurie.

Macron shtoi gjithashtu se Presidenti Trump mund të jetë i sigurt që “evropianët janë shumë të vetëdijshëm se kanë pjesën e tyre të drejtë në garancitë e sigurisë për Ukrainën, por edhe se siguria e tyre është drejtpërdrejt në rrezik në këtë situatë”.


Shtuar 18.08.2025 21:43

Tags: ,