Marrëdhëniet mes dy liderëve botërorë, Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk duket se janë në më të mirën e tyre, por kjo nuk vlen për zyrtarët e tyre shetërorë. Së fundmi, republikania Anna Polina Luna është takuar me krahun e djathtë të Putin, Kirill Dmitriev për të diskutuar më tej mbi situatën në Ukrainë.
Lule, çokollata dhe një mesazh nga Vladimir Putin, iu dorëzuan gjatë takimit Anna Polinës nga Dmitriev. Kirill Dmitriev është kryenegociatori ekonomik i Rusisë në SHBA, ndërsa Anna Polina Luna njihet si mbështetëse e flaktë e lëvizjes MAGA si dhe një kundërshtare e vazhdimit të ndihmës ekonomike për Ukrainën.
Gjatë takimit, Dmitriev kritikoi ashpër pretendimet se dialogu SHBA-Rusi është drejt rrënimit, ndërsa gjatë një interviste tha se bisedimet më palët po vijojnë për të inkurajuar dialogun parlamentar.
