Lufta, Stoltenberg: Ukraina është ende në ditët e para të kundërofensivës së saj

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-, Jens Stoltenberg deklaroi se Ukraina është ende në ditët e para të kundërofensivës së saj.

Operacioni i shumëpritur filloi zyrtarisht në fund të javës së kaluar, me trupa të përfshira në luftime intensive përgjatë vijës së frontit, shkruan Sky News.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Jens Stoltenberg tha: “Ne nuk e dimë nëse kjo do të jetë një pikë kthese në luftë, sa më shumë fitime të bëjë Ukraina, aq më e fortë do të jetë dora e tyre në tryezën e negociatave.”

Ai bëri thirrje gjithashtu që aleanca ushtarake prej 31 anëtarësh të bëjë më shumë në drejtim të standardizimit të municioneve dhe pajisjeve.

“Që nga vjeshta e kaluar, ne kemi punuar se si të rrisim prodhimin e mbrojtjes. Standardizimi është një përgjegjësi thelbësore e NATO-s, ne duhet të bëjmë më shumë,” shtoi ai.


Shtuar 14.06.2023 19:28