Legjenda ukrainase, Andryi Shevchenko, me të mbërritur në Hotel Gallia në Milano për mbrëmjen e bamirësisë “Të bashkuar për Ukrainën”, iu ka referuar presidentit rus, Vladimir Putin, me fjalë mjaft të rënda.
“Putin? Për mua ky person nuk ekziston.Unë do të doja të falënderoja Italinë dhe italianët për mbështetjen që keni dhënë në këto muaj të vështirë.
Ne kemi qenë tashmë në luftë me Rusinë për një vit. Jam krenar për vendin tim që është duke mbrojtur lirinë, të drejtën e çdodikujt për të jetuar dhe për të qenë i lirë. Fatkeqësisht, lufta ka sjellë kaq shumë vështirësi, kaq shumë njerëz po vdesin dhe mbi të gjitha kaq shumë fëmijë po vuajnë. Kjo mbrëmje bamirësie përmes sportit është krijuar për të ndihmuar fëmijët ukrainas të gjejnë qetësi” – u shpreh ai.