Në kuadër të sulmeve të vazhdueshme që Rusia po bën ndaj Ukrainës, [pritet që sanksione të reja të vendosen nga Australia dhe Japonia ndaj Moskës.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Canberra shtoi miliarderët rusë Oleg Deripaska dhe Viktor Vekselberg, si dhe 11 banka dhe entitete qeveritare në listën e saj të sanksioneve.
“Me përfshirjen tonë të fundit të Bankës Qendrore të Rusisë, Australia tani ka vënë në shënjestër të gjitha entitetet e qeverisë ruse përgjegjëse për emetimin dhe menaxhimin e borxhit sovran të Rusisë,” tha në një deklaratë ministrja e Jashtme Marise Payne.
Ndërkohë Tokio nga ana tjetër ka sanksionuar 15 rusë të tjerë dhe nëntë organizata, duke përfshirë eksportuesin shtetëror tJapoë armëve Rosoboronexport.